Vajza nga Skrapari shkon të gjejë burrë në “Love Story”, e ëma e mbështet publikisht: Je krenaria jonë!
Jo vetëm “Përputhen”, por edhe “Love Story” është një nga programet e mbushura plot me vajza dhe djem që shkojnë në televizion për të gjetur dashurinë.
Njëra prej vajza është Dea Veiri e cila është nga Skrapari. Dea, e cila punon stjuardese, është bërë pjesë e programit “Love Story” dhe ndryshe nga disa vajza të tjera, ajo ka gjithë mbështetjen e familjes së saj.
E ëma e mbështet publikisht, dhe i ka dërguar një mesazh televiziv.
“Kur më the se do të merrje pjesë në “Love Story” me thënë të drejtën, sa u frikësova, aq edhe u gëzova njëkohësisht duke e ditur mentalitetin në Shqipëri. Kështu që dua të të them që mos ndrysho për askënd dhe vazhdo rrugëtimin tënd. Ji vetvetja! Ata që komentojnë në fakt duhet të shqetësohen më tepër për ata djem dhe vajza që ndryshe janë dhe ndryshe sillen. Shpresoj me gjithë zemër që të gjesh dashurinë. Ti e di shumë mirë që je bekimi jonë, krenaria jonë dhe ne të duam shumë. Të mbështesim pafund në rrugëtimin tënd”, i shkruan mamaja, Deas./albeu.com