RajoniTop Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” del me njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Shpërndaje

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë formularët e kërkuara nga shtetet ku udhëtojnë.

Në njoftimin e aeroportit bëhet e ditur se udhëtarët që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim.

“Këta formularë mund t’i gjeni në ueb faqen e aeroportit www.limakkosovo.aero, në linqet e vendosura më poshtë dhe po ashtu QR kodet për shkarkim të formularëve, janë edhe në tabelat e vendosura jashtë dhe brenda terminalit të aeroportit”, thuhet në njofitmin e Aeroportit të bërë në Facebook.

Sa i përket dokumenteve shtesë dhe rregullave të udhëtimit, Aeroporti “Adem Jashari” kërkon nga qytetarët t’iu referohen ueb faqeve të ambasadave në Kosovë, për informacion shtesë, ndërsa për hyrje në Kosovës duhet t’iu referohen vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, i cili thotë se ”Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme, certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19, certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore)”.