Ahmeti: Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëveprimtarit tim të çështjes kombëtare, Rafi Halili
Postimi nga Ali Ahmeti:
Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëveprimtarit tim të çështjes kombëtare, Rafi Halili
Kontributi i tij kombëtar që nga vitet e ’68-ta si pjesëmarrës në demonstratat studentore në Kosovë dhe në celulat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare do të mbesin përjetësisht të gdhendura në kujtesën tonë historike me shkronjat e lavdisë dhe krenarisë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Halili dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të Rafiut! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!