Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Pallatin Marinskiy në Kiev
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Marinskiy në kryeqytetin Kiev, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, i cili me ftesë të presidentit Zelensky mbërriti në Ukrainë për të marrë pjesë në takimin e dhjetë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë midis dy vendeve, vendosi një kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Kiev në kujtim të atyre që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Ai më pas kaloi në Pallatin Marinskiy.
Presidenti ukrainas Zelensky, presidentin Erdoğan e priti në portën e pallatit. Të dy liderët biseduan për një kohë, ndërsa më pas kaluan në ceremoni ku u intonuan himnet kombëtare të të dyja vendeve.
Në ceremoninë ku Erdoğan shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, të dy liderët prezantuan me njëri-tjetrin delegacionet e vendeve të tyre.
Më pas liderët kaluan në takim kokë me kokë.