Kryeministri Kovaçevski: Nga muaj mars paga minimale do jetë 18.000 denarë
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski njoftoi se është arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit për pagë minimale prej së paku 18.000 denarë, shkruan albazone.mk.
Njoftimi nga Kovacevski:
Jam i lumtur dhe i kënaqur që mund të njoftoj se kemi arritur marrëveshje si me Federatën e Sindikatave ashtu edhe me punëdhënësit.
80.000 bashkëqytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë. Kjo shumë tregon një rritje të pagës neto të këtyre punëtorëve për rreth 45 euro në muaj.
Kemi premtuar dhe zbatuar masa që ndihmojnë drejtpërdrejt standardin e jetesës. Në një vit tejet krize, vit krize evropiane dhe botërore, ne mbetemi të fokusuar në mbështetjen financiare të qytetarëve.
Dialogu është mënyra e duhur dhe e vetme për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme. Kjo qeveri i kupton edhe punëtorët edhe punëdhënësit.
Premtuam dhe realizuam rritje të pagës minimale prej 18.000 denarë dhe drejtpërdrejt po e përmirësojmë standardin jetësor të qytetarëve.
Në një vit jashtëzakonisht të krizës, një vit krizash evropiane dhe botërore, ne punojmë me efikasitet dhe përkushtim për zgjidhjet që nënkuptojnë mbështetje qytetare dhe rritje e zhvillim ekonomik.
Urime dhe falenderime për të gjithë të përfshirët në dialog.