BotaTop Lajme

​Presidenti gjerman, Steinmeier rizgjidhet për një mandat të dytë

Shpërndaje

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier është rizgjedhur për mandatin e dytë pesëvjeçar.

“Steinmeier mori 1,045 vota nga 1,437 në Konventën Federale të dielën”, njoftoi presidenti i Bundestagut, Bärbel Bas (SPD).

Në këtë seancë merrnin pjesë anëtarë të Bundestagut të Gjermanisë, ose Dhoma e Ulët e parlamentit, së bashku me një numër të barabartë delegatësh të zgjedhur nga 16 shtetet e vendit, ose Landet.

Gjatë pranimit të mandatit të dytë pesëvjeçar, Steinmeier tha se mbështet të gjithë ata që promovojnë demokracinë ndërsa paralajmëroi për një pushtim të mundshëm rus ndaj Ukrainës.

Në detyrën më të lartë shtetërore Frank-Walter Steinmeier ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2017