Teuta Arifi: “Ka mbaruar nusërimi për Bilall Kasamin, ta vendosë skutaçen e të punojë”

Shpërndaje

Nusja, vjehrra, nusërimi dhe përparësja u përshinë në ClickPlus në TV21 nga ish kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Këto ajo i përdori për të porositur kryetarin aktual Bilall Kasamin, se koha e nusërimit për të ka përfunduar dhe tashmë duhet ta vesh përparësen që të punojë.

“Ka kërkuar të jetë kryetar i Tetovës dhe në momentin kur tash e ka marrë, si nuset kur martohen, i vjen rëndë – “Jo s’më le vjehrra, jo s’mund ta bëj këtë, jo atë” – i vinë të gjitha punët të rënda”

Gazetari: Megjithatë ju në asnjë moment nuk thatë se këto janë rrena.

“Kohët e telave kanë mbaruar”

“Koha e nusërimit të Bilall Kasamit ka përfunduar. Ka mbetur ta vesh skutaçen(përparësen)dhe të kapet për punë”, tha Arifi.