Sport

Tjetër gabim në ndeshjen Francë – Finlandë, lëshohet gabimisht himni i Shqipërisë

Shpërndaje

Një tjetër huqje e madhe ka ndodhur në Paris, gjegjësisht nga organizatorët e ndeshjes së femrave mes Francës dhe Finlandës.

Derisa futbollistet e Finlandës bëheshin gati për himnin e tyre kombëtar, organizatorët lëshuan himnin e Shqipërisë.

Vashat finlandeze kur kuptuan se himni ishte ngatërruar me të një shteti tjetër një herë ishin të hutuara pastaj filluan të qeshnin.

Ky lloj i gabimit nuk ishte për herë të parë nga Franca. Gjatë vitit 2019 kur Franca përballej me Shqipërinë, këtyre të fundit iu lëshua himni i Andorrës.

Në fund u kërkua ndjesë për gabimin e bërë dhe UEFA vendosi gjobë për “organizimin e gabuar” në atë humbje të Shqipërisë në shifrat 4-1.