Maqedoni

ASH: Ministria e Shëndetësisë nuk e mbajti fjalën, mos luani me fatin e mjekëve

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët (ASH) sot ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë se nuk e mbajti fjalën dhe si rezultat është rikthye greva e mjekëve amë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave, të dashur qytetar.

Tema e pres konferencës të sotme është protesta e mjekëve amë në Maqedoninë e Veriut.

Aleanca për Shqiptarët me vëmendje e ka ndjekur problematikën e mjekëve amë dhe në kontinuitet ka konstatuar se shëndetësia primare është e organizuar keq, ndërsa shëndetësia sekondare e atrofuar dhe e gjitha kjo ka ndikim direkt dhe indirekt në punën e shëndetësisë terciare, e cila mbytet në kurimin e numrit të madh të pacientëve me diagnoza banale, gjë që rëndon punën e Fondit shëndetësor dhe buxhetin edhe ashtu të varfër të qytetarit tone.

Edhe pse premtoi, Ministria e shëndetësisë nuk e mbajti fjalën e dhënë për takim pas dy jave që rezultoi me rikthim të grevës të mjekëve amë, që rrezikon shëndetin e pacientëve dhe shëndetin publik në përgjithësi.

Janë 1463 ekipe mjekësore në mbrojten shëndetësore primare në nivel shteti, ku rreth 500 prej tyre ose një e treta janë në prag të mbijetesës. Ata praktikisht marrin një pagë minimale mezi të garantuar për ekipin e mjekëve/infermierëve.

Anëtarët e Shoqatës të mjekëve amë dhe specialistëve kanë 6 kërkesa ku kërkojnë që vlera e pikës të kapitacionit për pacient të kap vlerën prej 95 denarë, sa edhe premtoi me krenari qeveria LSDM-BDI. Pastaj kërkojnë që të ndërpritet politika penale ndaj mjekëve amë për gabime administrative, të jetësohet platforma E-health ose Shëndetësi elektronike, ku recetat dhe raportet elektronike të specialistit të jenë në programin cloud, që do të ul dukshëm harxhimet për përdorimin e letrës dhe printerave. Ndryshime në regjimin e përshkruarjes të terapisë nga ana e mjekut primar që do lehtësonte punën e specialistit dhe punën shkencore të tij si dhe zhvillimi i një metodologjie të re për pagesën e shërbimeve dhe paga të qëndrueshme.

Aleanca për Shqiptarët në tërësi i pranon këto kërkesa, përkrah grevën e tyre të qetë dhe i drejtohet autoriteteve shëndetësore që të mos luajnë me fatin e mjekëve dhe sa më shpejt të formohen grupet punuese dhe të fillojnë bisedimet e premtuara dhe aq të pritura.

Ju falemnderit!

Në Tetovë më 5 Mars, 2020.

Aleanca për Shqiptarët

Bekim Tateshi, Departamenti i Shëndetësisë