Çifti ukrainas martohet pranë vijës së frontit në Kiev (Video)
Dasmë në kohë lufte dhe për më tepër në front. jeta vazhdon…
Një çift ukrainas ka vendosur të martohen. Në një video që po qarkullon në rrjet duket që çifti Lesya dhe Valeriy u martua panë vijës së frontit në Kiev.
Ceremonia u shoqërua me muzikë tradicionale ukrainase, ndërsa dy të rinjtë nuk u martuan në një ceremoni normale me vello dhe kostum, por zgjodhën të mbanin veshur rroba ushtarake. Megjithatë nusja mbante një vello në kokë dhe një buqetë me trëndafila.
“Ky çift, Lesya dhe Valeriy, sapo u martuan pranë vijës së frontit në Kiev. Ata janë me mbrojtjen e territorit,”-thuhet në përshkrimin e videos në Twitter.
This couple, Lesya and Valeriy, just got married next to the frontline in Kyiv. They are with the territorial defense. pic.twitter.com/S6Z8mGpxx9
— Paul Ronzheimer (@ronzheimer) March 6, 2022