RVM, dizelli do të lirohet për 10 denarë, ndërsa benzini për 11.5 denarë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim që të ndryshojë metodologjinë e përcaktimit të çmimit të derivateve të naftës.
Sipas metodologjisë së re, çmimet do të ndryshojnë në bazë ditore dhe në këtë mënyrë do të shmangen ndryshimet e mëdha të çmimeve.
Po ashtu qeveria shtyp vendosjen e taksës ekologjike për derivate të naftës që ndodhet në procedurë kuvendare.
“E zvogëlojmë TVSH-në nga 18% në 10% për dizellin, benzinën, vajin djegës dhe gaz. Kjo masë do t’i mbrojë shfrytëzuesit dhe do të ketë ndikim te çmimet”, tha Kovaçevski.
Ai sqaroi se me këto masa në vend të 85.6 denarëve, çmimi i dizellit do të jetë 75.5 denarë benzina në vend të 91.5 denarëve do të zvogëlohej me për 11.5 denarë.