Ministri Besimi: Qeveria miratoi pako me 26 masa për zbutjen e pasojave nga kriza globale

Shpërndaje

Pakoja e masave është me vlerë prej ➡️ 400 milionë eurove dhe determinohet drejt standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive. ➡️ 90 milionë euro janë shpenzime direkte, gjegjësisht shteti heq dorë nga të hyrat, ndërsa ➡️ 310 milionë euro janë shpenzime direkte fiskale nga Buxheti për realizimin e këtyre masave. Efektet nga këto masa ndër të cilat ka edhe masa me periudhë afatmesme për prëmirësimin e strukturës dhe likuiditetit të ekonomisë do të kenë efekt prej ➡️ 550 milionë eurove në ekonomi.

👉🏻 Buxheti është likuid, të hyrat realizohen sipas planit dhe kanë realizim më të mirë krahasuar me vitet paraprake. Për disa masa tashmë janë parashikuar mjete, ndërsa për pjesën tjetër do të sigurohen me rialokim dhe për momentin nuk ka nevojë për rishikimin e Buxhetit.

🔷 Presim që zgjidhjet ligjore të përkrahen nga të gjithë deputetët në Kuvend me të cilat duhet të fillojë realizimi i disa masave.

‼️Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi pako me 26 masa për zbutjen e pasojave nga kriza globale.

👉🏻Masat i referohen mbrojtjes së standardit të jetesës dhe likuiditetit të kompanive.

🔷 Janë grupuar në katër kategori dhe duhet të ndikojnë mbi çmimet e ushqimit, energjisë elektrike dhe energjensave, përkrahjen e likuiditetit të kompanive dhe komponentin zhvillimor.