Kapet mat gjyqtarja shqiptare, paguan “zhigolo” nga Kosova për shërbime intime
Një material kompromentues ka mbërritur në redaksinë e Prapaskenës, me protagoniste një gjyqtare të Gjykatës së Gjirokastrës. Në materialin fotografik shfaqet gjyqtarja B., duke hyrë në disa hotele luksoze në Kosovë, me djem të dyshuar si zhigolo.
E lakuar për afera korruptive dhe seksuale, për paracaktim të vendimeve dhe raporte të ngushta me ish gjyqtarë të shkarkuar nga detyra si hamshorë, gjyqtarja e Gjirokastrës ka udhëtuar shpesh drejt Kosovës, shoqëruar me disa shoqe të saj, duke kërkuar shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Gjyqtarja B., e cila pritet të shkarkohet nga Vetingu për afera në Gjykatën e Gjirokastrës, ka kontraktuar zhigolo për përvoja imtime, kundrejt pagesës për më shumë se sa një natë.
Nga fotot, duket qartë se gjyqtarja e njeh mjaft mirë tregun prostitucionit mashkullor në Kosovë.
Ajo shihet duke u frekuentuan me të paktën tre djem të ndryshëm në një hark të shkurtër kohorë. Ndoshta të kërkosh shërbime seksuale nga një zhigolo, në kushtet e mungesës së një partneri, nuk është e paligjshme, por nuk kjo veprimtari mund të komprometojë detyrën e B si gjyqtare.
Nga ana tjetër, një aktivitet i tillë ka një kosto të caktuar, ku vetëm kalimi i një nate me një zhigolo kushton gati sa paga mujore e gjyqtares.