Tualetet e avancuara kineze me Wi-Fi, bankomate dhe teknologji që identifikon fytyrën (Foto)

Shpërndaje

Kina është në mes të procesit të ‘revolucionarizimit të tualetit’.

Përpjekjet që kanë filluar më 2015 me kërkesën e presidentit Xi Jinping, kanë bërë që tualetet publike, pos pastërtisë të ofrojnë privatësi dhe lehtësira teknologjike që do t’ju ndihmojë shfrytëzuesve, transmeton Telegrafi.

Brenda tyre ka Wi-Fi, bankomate, sisteme për pagesën e faturave dhe televizione, në mënyrë që të përfundohen të gjitha obligimet. Madje, në disa është vendosur edhe sistemi që identifikon në bazë të fytyrës.

Në tualetet e dy qyteteve ku është vendosur ky sistem, pas skanimit të fytyrës, mund t’ju ofrojë shfrytëzuesve deri në 80 centimetra më shumë letër higjienike. Përndryshe, ata duhet të presin nëntë minuta, pasi të kenë përfunduar sasinë caktuar dhe iu duhet letër shtesë.

Ideja pas kësaj, është të kursehet letra dhe të parandalohet vjedhja saj dhe e sapunëve.

Meqenëse në tualete publike gjithmonë vidhej letra higjienike, presidenti Jongping, kërkoi të të krijohet teknologjia që identifikon fytyrat.
 
Pasi t’i jetë afruar telefoni makinës, prej aty del një sasi letre, si dhe numërohet para paguesi.

“Çështja e tualeteve është shumë e rëndësishme, për përmirësimin e infrastrukturës në pjesët rurale dhe urbane”, ka thënë Jonping. Në të njëjtën kohë, kontrolli mbi to tash është më i lehtë, si dhe kursimet për ujë dhe pastrim.

Shumica prej tyre, janë të pajisur me një sistem që tregon se dikush është brenda më se dhjetë minuta, si dhe kanë butonat në raste emergjente.

Deri më tani, tualetet ishin të papastra dhe iu mungonin dyert, duke mos ofruar as privatësinë elementare dhe rrezik të shpërndarjes së sëmundjeve.

Meqenëse kjo ishte e rëndë për banorët, filluan punimet për avancimin e tualeteve, sepse ishin një shenjë e keqe për turizmin që po rritet në masë të madhe. /Telegrafi/