Kendall Jenner shkëlqen në Kanë (FOTO)
Ajo ishte kryefjala e garderobës në Kanë.
Bëhet fjalë për 22 vjecaren, Kendall Jenner, e cila i magjepsi të gjithë me veshjen e saj gjatë festivalit të filmit në Kanë që u zhvillua të shtunën në Francë.
Modelja bukuroshe u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të bardhë ku dukej si një mbretëreshë.
Por ajo që ra në sy ishte se pjesa e sipërme e fustani ishte e tejdukshme, gjë që bëri të ekspozohej gjoksi i modeles.