Përveç Listës Serbe, partitë tjera po marrin pjesë në tryezën e VV-së (LIVE/Video)

Shpërndaje

Në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje po marrin pjesë shumica e partive politike.

Veç Listës Serbe partitë e tjera më të mëdha janë të gjitha prezente në këtë tryezë e cila si temë të vetme ka organizimin e zgjedhjeve, shkruan lajmi.net.

Në këtë takim PDK-ja përfaqësohet nga shefi i deputetëve të kësaj partie, Memli Krasniqi.

LDK-ja nga Avdullah Hoti e Agim Veliu, kurse PSD-ja nga Dukagjin Gorani.

Tryezën po e udhëheq lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në takim janë edhe minoritetet tjera, veç serbëve.