Rita Ora nuk harron ushqimet tradicionale shqiptare
Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora ka provuar ushqime të ndryshme në të gjithë botën por duket se nuk i lë ushqimet tradicionale shqiptare.
Me anë të një postimi në Instagram Stories, ajo ka treguar se nëna e ka mësuar të dojë vendin dhe disa prej gatimeve të njohura.
“Në shtëpi me nënën, pite”, ka shkruar ajo në fotografinë e publikuar.
Kujtojmë se bukuroshja shqiptare është përfolur kohët e fundit për lidhjen e dashurisë por nuk ka dhënë ende një deklaratë për historinë e re. Ndërkohë vijon turneun e saj muzikor që po pritet mjaft mirë.