Zjarrfikësit rrezikojnë jetën në lumin e rrëmbyeshëm për të shpëtuar çiftin (VIDEO)

Shpërndaje

Një çift kinez është shpëtuar pasi u mbërthyer brenda një lumi të rrëmbyeshëm për më shumë se katër orë.

Zjarrfikësit e guximshëm rrezikuan jetën e tyre ndërsa u zhytën nëpër lumin e fryrë nga uji për të arritur tek çifti i ngecur në një mjet transporti.

Një nga shpëtuesit thuajse u mbyt nga rryma e rrezikshme përpara se të zvarritej për tek fermeri Li Zhongqi dhe gruaja duke përdorur kavo.

Li dhe gruaja e tij po ngisnin një traktor nëpër lumin Ulungur për të marrë sende nga shtëpia më 23 qershor në rajonin autonim, Xinjiang Uyghur.

Ata kërkuan shërbimin e urgjencës në orën 10 dhe njoftuan se ishin bllokuar në lumin me gjerësi 50 metra.

Një ekip prej 12 zjarrfikësish u dërguan në bregun lindor të lumit, rreth 15 metra larg çiftit.

Uji ishte rreth dy metra i thellë, sipas Brigadës së Zjarrfikësve të Kinës.