​E pabesueshme: Zidane te Manchester United

Shpërndaje

Zinedine Zidane gjendet aktualisht pa një skuadër, pas largimit të papritur nga Reali i Madridit, ku në tre vite fitoi edhe tre Champions League.

Siç shkruan “L’Equipe” në Francë, tekniku mund të fluturojë për në Manchester sezonin tjetër, për të marrë drejtimin e “djajve të kuq”.

Zidane e pëlqen një punë në Premier League, dhe si një admirues i madh i Sir Alex Ferguson, ai do të donte shumë të vazhdonte punën disa vjeçare të skocezit legjendar.

Problemi për momentin është se Jose Mourinho ka edhe dy vite në kontratë me United, por duke parë situatën aspak të mirë të trajnerit portugez me pronarët e klubit, por edhe me ekipin, largimi i tij mund të ndodhë në fund të sezonit./KosovaPress/