Brenda shtëpisë super luksoze të Ermal Fejzullahut

Shpërndaje

Pas ditëve të lodhshme me shumë koncerte, e do robi një pushim për qejfi!
Dhe për këtë, Ermal Fejzullahu ia ka ofruar vetes të gjitha kushtet e mundshme brenda shtëpisë së tij, aq sa s’ka nevojë as të ikën diku për pushime.

Me spa e kinema shtëpiake, të gjitha i gjen brenda shtëpisë së Fejzullahut.

Këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video, ku prezanton këto ambiente të shtëpisë. Ai po bëhej gati për një banjë relaksuese e për të parë një film derisa vaska e tij, i bën hidromasazh.