Dalin pamjet e para nga dasma luksoze e Ledionit dhe Sarës
U përpoqën që ta ruajnë sekret, por ishte e vështirë. Askush nuk duhet ta humbte pamjen elegante të Sarës dhe Ledionit në momentin e tyre magjik.
Të ftuarit, secili nga pak, kanë tentuar të ngacmojnë rrjetin me ndonjë moment nga dasma, por ai që e ka nxjerrë zbuluar çiftin është pikërisht grimieri i Sarës, Patrick.
Një prej emrave më në zë në botën e showbiz-it në botës, mes të tjerëve edhe të motrave Kardashian, Patrick ka ardhur enkas nga Amerika për të grimuar Sarën në Como.
Dhe e gjithë ajo që arrini të shihni është një pamje krejt natyrale, me një model flokësh po ashtu natyral, pa e larguar Sarën nga tiparet e saj të ëmbla.
Në një copëz video që grimieri ka publikuar në fillim, Sara duket duke dalë nga vila Erba, aty ku po zhvillohet ceremonia, për t’iu afruar altarit, aty ku e pret princi i saj, Ledioni.
Të gjithë të ftuarit, sapo princesha e mbrëmjes afrohet, duartrokasin duke u ngritur në këmbë.
Më pas mediat rozë shkruan se, vendi që çifti kishin zgjedhur ishte pikërisht një rezidencë në liqenin e Komos në Itali, vend ky tejet luksoz dhe ekskluziv sidomos për një dasmë.
Ndërkohë përsa i përket të ftuarve, çifti nuk është kursyer të ketë një ftesë për punonjësit më besnikë në Top Channel, bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë (sidomos të Ledionit i cili ka shumë vite që sjell produkte të mëdha në Top Channel) si dhe emra të njohur të medias, politikës dhe biznesit.
Sara dhe Ledioni kanë preferuar që ky çast që ata do të ndajnë të jetë mjaft privat ndaj dhe në rrjete sociale ata “nuk kanë dhënë asnjë shenjë”.
Megjithatë, duke ditur se dasma mbahet sot dhe duke menduar paraprakisht se cilët janë personazhet e njohur shqiptarë më pranë çiftit, nëpërmjet Instagramit arritëm të zbulonim edhe disa prej të ftuarve kryesorë.