Do të ‘shkriheni’ së qeshuri me urimin në një dasëm me Arta Bajramin (Foto)
Arta Bajrami publikon një urim që është dashur ta lexoj gjatë një dasme Këngëtarja Arta Bajrami tash e sa kohë është duke kënduar edhe në dasma e ahengje familjare, ku këtu nuk përjashtohen dëshirat e të ftuarve për të dëgjuar këngë të ndryshme, por edhe ta urojnë çiftin e sapomartuar. Një urim, i cili siç duket e ka lënë pa fjalë këngëtaren është prezantuar sot edhe para ndjekësve të saj, në rrjetin social instagram. Urimi ka gabime të shumta drejtshkrimore, në të cilat ka fjalë që mund të keqinterpretohen nga lexuesit, transmeton rtv21.
Projekti i fundit muzikor i këngëtares, është “Malli m’ka marr”, i cili deri më tani ka marrë mbi 300 mijë klikime në youtube.