Dua Lipa arrin në Kosovë (Video)

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ateroi gjatë pasdites në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj Isac Carew, si dhe nga stafi i saj.

Dua u shfaq mjaft e emocionuar përpara kamerave, duke thënë se mezi pret të performojë para publikut shqiptarë.

Kujtojmë se ajo do të jetë pjesë e Festivalit Sunny Hill që do të organizohet në Gërmi, më datën 10,11,12 gusht.