E bëjnë edhe këtë! Çokollata me imazhin e Dua Lipës (FOTO)

Shpërndaje

Dua Lipa dje ka arrritur në Prishtinë.

Këngëtarja pritet që nesër të mbajë koncert në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Gjatë ditës së sotme, ajo është relaksuar në pishinë bashkë me të dashurin, Isaac Carew dhe familjarët e saj.

Në llogarinë e festivalit në Instagram është publikuar një fotografi me të cilën tregojnë se janë bërë edhe çokollata me imazhin e Dua Lipës.

“Faleminderit për çokollatat e bukura”, është mbishkrimi mbi foto.