Sport

Efekti “Ronaldo” në Torino, Juventus me bileta 30% më shtrenjta se sezonin e kaluar

Shpërndaje

Tifozët e Juventusit gëzuan pa masë kur mësuan se Cristiano Ronaldo do të transferohej te klubi i tyre, por ardhja e portugezit në Torino ka sjellë një problem për ta.

Klubi ka rritur me 30% biletat për sezonin e ri. Kështu, nëse vitin e shkuar në ndeshjen Juventus-Lazio në tribunat prapa porte paguaje 40 euro, për këtë sezon çmimi ka shkuar në 55 euro. E njëjta gjë dhe në vendet e tjera të “Allianz Stadium”.

Në pritje për ta ndjekur në debutim më datë 25 gusht, shumë tifozë nuk kanë ngurruar për ta parë para se të fillonte stërvitjen, duke shpresuar se mund të marrin një foto ose autograf. E këtë sezon, ata nuk do të shpresojnë vetëm për foto apo autografe. E mbase as për Serinë A, ku kanë dalë kampion për 7 vjet radhazi. Në Torino, po ëndërrojnë për Champions League, për trofeun me veshë të mëdhenj, që i mungon këtij klubi prej më shumë se 20 vitesh.