Ja si shembet ura e lartë 100 metra në Genova të Italisë (Video)

Shpërndaje

Ura “Morandi” e cila ndodhet mbi autostradën A10 në Xhenova të Italisë, është shembur mesditën e kësaj të marte.Fotografi nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të mëdha të rrënojave pas shembjes së urës.

Dyshohet se nga shembja disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Policia dhe zjarrfikësit janë duke intervenuar në vendin e ngjarjes.Anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi rreth 100 metrash.

Pamje të frikshme vijnë nga Italia. Një urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genovaështë shembur pak minuta më parë. Dyshime për viktima. Mbi 20 makina nën rrënoja. Dy persona nxirren të gjallë por mediat italiane raportojnë se kanë vdekur më së paku 20 persona.

Lajme tragjike vijnë nga Italia, pas shembjes së urës ‘Morandi’ në Genova.

ANSA shkruan se ka makina të shumta që ndodhen të shtypura dhe nën rrënojat e urës së shembur.

Në mjete ka dhjetëra njerëz, shumica kanë humbur jetën.

Lajmin e kanë bërë të ditur forcat e ndihmës së shpejtë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Janë të paktën 200 zjarrfikës, qindra punonjës policie dhe të reagimit të shpejtë që po punojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë që munden.

Ura e ndërtuar në vitet e 1960-ta njihet si, Ura Morandi.

Gazeta italiane, La Repubblica, e ka përshkruar këtë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Ura është shembur derisa në qytet binte një shi i rrëmbyeshem.