Rita Ora prezantuese e MTV Video Music Awards

Shpërndaje

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte anembanë globit dhe po punon në këngë të reja

Së fundi, këngëtarja ka zbuluar se do të jetë prezantuese si dhe është e nominuar në ceremoninë e këtij viti të MTV Video Music Awards.

Ngjarja muzikore që do të mbahet gjatë ditës së hënë, Rita i ka ftuar fansat që ta ndjekin për së afërmi.

“Shihemi të gjithë gjatë ditës së hënë, 20.8.2018”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se Rita është e nominuar në dy kategori – “Best Dance” dhe “Best Visual Effects” – me këngën në bashkëpunim me Dj e ndjerë Avicii, “Lonely Together”.

Ndryshe, edhe Dua Lipa është nominuar në tre kategori të ndryshme me këngën “New Rules”.