Samanta Karavella publikon projektin e ri, tërheqëse në klip (Video)

Shpërndaje

Samanta Karavella është njëra ndër artistet më aktive gjatë kësaj sezone.

Përveç mbrëmjeve muzikore, këngëtarja gjatë gjithë kësaj periudhe nuk është ndalur së punuari edhe rreth këngëve të reja.

Pas publikimit të këngës “Kush jam”, ajo paralajmëroi edhe një projekt të ri, i cili sapo u lansua në YouTube.

Bëhet fjalë për këngën me titull “E jotja”, të cilës Samanta ia ka shoqëruar edhe videoklipin, ku vjen tejet atraktive.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Gent Fatali dhe Muma, muzikën Apollo dhe Samanta, për Mix-Masterin Alandy, ndërsa videon “MaxProductional”.

Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni “E jotja” nga Samanta Karavella.