Serbja e provokon Dua Lipën, reagon i dashuri i saj (FOTO)

Shpërndaje

Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa, ka mbërritur dje në Prishtinë, teksa pritet të japë koncert këtë të premte në Prishtinë, në festivalin ‘Sunny Hill”, që do të zgjasë 3 ditë.

Por Dua Lipa këtë herë nuk ka ardhur vetëm në Kosovë, këngëtarja shoqërohet nga i dashuri i saj. Isac Carew ka publikuar një fotografi me lokacion Prishtinën, por një serbe ka komentuar: ‘Mirë se vjen në Serbi’.

Por i dashuri i këngëtares nuk ka hezituar “t’i mbyllë gojën komentueses”, duke i thënë se mesa duket gjeografia nuk është atributi i saj më i mirë.