Sport

Tentoi të ndalte Ronaldon, por përfundoi në spital me trauma

Shpërndaje

Në Verona të gjithë prisnin me padurim debutimin e sulmuesit Cristiano Ronaldo me fanellën e Juventusit, por një lojtarëve të Chievo nuk ka patur një fund të mirë pas një kontakti me CR7.

Portieri Stefano Sorrentino është detyruar të lërë fushën e lojës në minutën e 90-të, pas një kontakti me portugezin, që në ato momente shkaktoi faull.

Sorrentino, para ndeshjes pat deklaruar se di një truk për të ndalur Ronaldo, por nuk e kishte menduar se do ta pësonte keq.

Pas atij kontakti, portieri doli nga fusha me barrelë dhe përfundoi në spital, madje në fushë pati edhe momente paniku.

Por ka qenë bashkëshortja e portierit ajo që ka qetësuar të gjithë, duke postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket Sorrentino që mban një qafore.

Mediat italiane bëjnë me dije se portieri i Chievo ka pësuar një traumë në tru dhe frakturë të hundës. Gjithsesi, të hënën do të vijojnë kontrollet mjekësore të lojtarit 39-vjeçar.