Vidal te Barça: Fitimet në sekondë, minutë, orë, ditë, javë dhe muaj – jo keq për një 31 vjeçar

Shpërndaje

Arturo Vidal nga e hëna është edhe zyrtarisht lojtar i Barcelonës.

Kiliani iu bashkua skuadrës spanjolle nga Bayern Munichu për 20 milionë euro, por madhështia e skuadrës nga Camp Nou nuk është arsyeja e vetme pse ai zgjodhi klubin katalunas.

Mesfushori te Barça do të ketë rrogë vjetore në vlerë nëntë milionë euro, pra aspak keq për një 31 vjeçar.

Por, nëse shikojmë në detaje fitimet e tij si lojtar i skuadrës së Ernesto Valverdes, i bie që të fitojë:

Në sekondë: 0.31 cent

Në minutë: 18 euro

Në orë: 1.100 euro

Në ditë: 27 mijë euro

Në javë: 187.500 euro

Në muaj: 750 mijë euro

Në vit: 9 milionë euro

Vlen të theksohet se Vidal ishte afër kalimit te Interi, por këtë rrogë vështirë se mund ta merrte në Serie A. /Telegrafi/