Vuçiq sot dhe nesër në Kosovë, ja plane dhe agjenda e vizitës?

Shpërndaje

Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq iu bë e qartë se nuk mund të hyjë e të shëtisë nëpër Kosovë ka ti dojë qejfi.

Institucionet e Kosovës kanë marr vendim që agjenda e Presidentit serb të mos jetë siç ai ka kërkuar.

Gazeta InFokus ka siguruar dokumente ekskluzive të kërkesës së shtetit serb për vizitën e fundjavës.

Presidenti serb ka kërkuar që të futet nëpërmjet pikëkalimit kufitarë në Bërnjak të Zubin Potokut.

Ndërsa si ndalesë të parë në orën 14.30 të ditës së shtunë ka kërkuar ta ketë në Qendrën për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq po në Zubin Potok.

Në 15.30 është kërkuar të vizitohet diga e liqenit më të madh të Kosovës e që shtrihet në veri të vendit.

Aleksandër Vuçiq ka kërkuar që Ujmanin ta vizitoj në orën 15.15.

Dhe pikërisht këtë kërkesë nuk e kanë pranuar institucionet e shtetit të Kosovës.

Me një e-mail zyrtar qeveria e Kosovës iu ka përgjigjur negativisht Serbisë. Aty ka shkruar se presidenti i Serbisë nuk mund të vizitoj Gazivodën siç e quajnë banorët lokal liqenin që shtrihet në zonën e banuar me popullatë kryesisht serbe.

Dhe kjo ka krijuar tensione mes dy shteteve që të premten në mëngjes rezultoi me anulimin e takimit të dy presidentëve në Bruksel.

Në dokumentet e siguruara nga Gazeta InFokus shihet se pas Gazivodes delegacioni serb ka paraparë të shkoj në Leshak.

Në 20.30 Vuçiq dëshiron të ketë një takim në kuvendin komunal të Zveqanit, shkruan në dokumentin e siguruar nga inFokus.

Këtu sipas agjendës së kërkuar nga pala serbe pritet ta kaloj edhe natën mes të shtunës e së dielës presidenti serb Aleksandër Vuçiq bashk me një “armatë” të delegacionit nga Serbia.

Ndërsa ai në tokën e Kosovës ka parapa të qëndroj edhe të dielën deri në mesditë ku në Sheshin Shumadija do ti adresohet qytetarëve të veriut të Kosovës.

Orët e paraditës të 9 shtatorit ai ka shfaqur interesim ti kaloj në Mitrovicën Veriore.

Këtu ka paraparë të vizitoj qendrën klinike, lagjen Lugina e Diellit të financuar nga Serbia.

Vuçiq: Së pari do të shkojë në Gazivodë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media të mbajtur para vizitës së tij në Republikën e Kosovë, tha se vizita e tij do të fillojë në Gazivodë, shkruan B92, transmeton “Zëri.Info”.

Ai po ashtu tha se Lista Serbe nuk do e mbeshtes Fatmir Limajn si kryeues i ekipit negociator.

“Ditët e fundit ishin të vështira për popullin tonë dhe përfaqësuesit e tij dhe për ne që përfaqësojmë Serbinë në arenën ndërkombëtare. Unë jam i sigurt që nuk e dini se çfarë ka ndodhur në 72 orët e mëparshme. Gjithçka nisi me vështirësi, deri tani të padukshme, presione ndaj deputetëve të Listës Serbe, dhe pastaj presion mbi udhëheqjen e Serbisë për të mbështetur Fatmir Limajn si kreun e ekipit negociues të Kosovës. Lista serbe nuk dëshironte të mbështeste Limajn. Unë nuk do të hyjë në arsyet, por këtu kam një dosje të quajtur Limaj, i cili akuzohet për krimet më të rënda kundër popullit tonë “, – tha Vuçiq në fjalimin e tij para publikut.