Vulin: Vizita e sotme në Kosovë, fitore e madhe për Vuçiqin

Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se vizita në Republikën e Kosovës është një fitore e madhe për Aleksander Vuçiqin.

Këto deklarime Vulin i ka bërë në një emision të mëngjesit në televizionin publik serb në prag të vizitës së presidentit serb në Republikën e Kosovës, shkruan tanjug.

“Vuçiqi është një burrë trim që gjithmonë injoron atë që quhet rrezik dhe kërcënim personal, kështu ka vepruar edhe në këtë rast”, ka thënë Vulin.

Kjo vizitë e Vuçiq në veriu e Kosovës do të ndodhë pas dështimit të djeshëm të takimit të tij ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Shkak i anulimit të takimit mësohet të jetë ndalesa që autoritetet kosovare i kanë bërë presidentit serb për ta vizituar Liqenin e Ujmanit.