Refuzimi i Thaçit për të dëshmuar për deportimin e turqve, merr vëmendjen e medieve ndërkombëtare
Refuzimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të dëshmuar lidhur me deportimin e 6 shtetasve turq, ka marr vëmendjen e medieve ndërkombëtare.
The Associated Press, ka raportuar se Parlamenti i Kosovës ka thirrur presidentin e vendit në një seancë për deportimin e fshehtë të gjashtë shtetasve turq, që Turqia pretendon se ishin mbështetës të përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016.
Presidenti Hashim Thaçi ka pyetur për kredibilitetin e Komisionit Hetimor Parlamentarë për angazhimin e një eksperti ndërkombëtarë.
“Ai refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve pa e qartësuar ligjshmërinë e ekspertit”, shkruan ndër të tjera The Associated Press.
Në vitin 2018, pesë mësues turq dhe një mjek turk në Kosovë u dëbuan në Turqi. Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e tij të brendshëm dhe shefin e inteligjencës për të bërë lëvizjen pa lejen e tij.
Turqia akuzon klerin Fethullah Gulen që ka udhëhequr grushtin e dështuar të vitit 2016. Ai mohon akuzat.
Ata të dëbuar nga Kosova punuan në shkolla dhe klinika të mbështetura nga lëvizja e Gylenit. Dëbimet u kritikuan nga grupet e të drejtave në Kosovë dhe jashtë saj, thuhet më tej në artikullin e këtij mediumi.
Lajmin e Associated Press e kanë transmetuar edhe mediet me renome ndërkombëtare si The Washington Post dhe Fox News.