Zaev: “Bombat” e reja janë pjesë e materialit të dorëzuar në PSP, është e rëndësishme që institucionet të veprojnë

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sot konfirmoi se një pjesë e bisedimeve të publikuara në ditët e kaluara të cilat i kishte dëgjuar janë pjesë e pakos së materialeve të cilat i ka dorëzuar në PSP dhe se është e rëndësishme që MPB-ja dhe Prokuroria të veprojnë sipas kompetencave të tyre.

“Nga ministri i Punëve të Brendshme jam informuar se ata i ndërmarrin të gjitha veprimet dhe masat sipas ligjit. Ata veprojnë, pres vendime nga Prokuroria Publike. E di se para një ose dy jave, gjithashtu, kishte publikime të bombave të cilat prekin edhe në privatësi dhe është ngritur padi penale nga ana e Prokurorisë Publike. Nëse përsëriten punët e tilla ligji është i qartë rreth kësaj se si veprojnë institucionet. Për mua është me rëndësi që institucionet të veprojnë. A janë ato pjesë e bisedave, atë që e kisha dëgjuar, ndërsa i kam dëgjuar të gjitha bisedimet, pak e kisha të vështirë pas një kohe të gjatë, është pjesa e pakos të cilën e dorëzova në PSP, që gjithsesi konfirmon se kemi pranuar vetëm një pjesë të asaj që në atë kohë ishte bërë si përgjim i paligjshëm dhe ishte në faqe të tjera. Por, mirë është që ka ligje dhe shpresoj se institucionet e sistemit do të veprojnë rreptësisht sipas ligjeve”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve se a janë ato gjashtë bomba pjesë e bombave të cilat i kishte pranuar, a po bën MPB-ja hetime, kush i ka lëshuar dhe ku, sa biseda të tilla të incizuara posedon dikush dhe a mund të keqpërdoren.

Në lidhje me bisedimet me opozitën për ligjin për prokurori publike, theksoi se grupet e punës po punojnë dhe se sot ka pranuar raport nga ministrja e Drejtësisë se po bëhen përpjekje për takim të ardhshëm.

“Punojnë në materiale rreth formulimeve juridike për anëtarë të caktuar që besoj se do të bashkohen së bashku. Qëllimi jonë si Qeveri është ky ligj, që është shumë i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në RMV, e veçanërisht për vendosjen e së ardhmes së mirë të sistemit të prokurorisë publike në vendin tonë, është e rëndësishme që ta sjellim me koncensus. Po bëjmë përpjekje që deri në afatin e fundit, derisa kemi kohë, gjegjësisht derisa BE-ja nuk e mbyll raportin, e ky është afati të cilin e kemi dhënë, të bëjmë përpjekje që në rrugën e koncensusit me të vërtetë të gjejmë zgjidhje për këtë çështje të ndejshme jo të lehtë siç është Ligji për Prokurori Publike”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve se deri ku janë bisedimet për këtë ligj dhe a është e munduar të arrihet marrëveshje deri të mërkurën kur është caktuar seancë kuvendore, tha pas vizitës së sotme në Komunën Shuto Orizare.