​Pas skandalit me rusen, kancelari austriak shpall zgjedhjet e parakohshme

Shpërndaje

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka deklaruar sot se vendi do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme sa më shpejtë që është e mundur.

Kjo vjen pas dorëheqjes së zv.kancelarit Heinz-Christian Strache, i cili u përfshi në një skandal korrupsioni me rusët.“Mjaft është mjaft”, tha Kurz sot gjatë konferencës për media, duke shtuar se ai nuk do të këmbëngulë që partia e zv.kancelarit të qëndrojë në koalicion, për shkak se ata ishin përfshirë disa herë në skandale të ndryshme, raporton Euronews.

Sipas dy mediave prestigjioze gjermane, në korrikun e vitit 2017, Heinz-Christian Strache, që është kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPO, dhe kolegu i tij partiak Johann Gudenus, gjatë takimit në Ibiza me rusen i kishin premtuar asaj tenderë, nëse do të financonte fushatën e tyre.