Dhjetëra studentë e inxhinierë i bashkohen Vetëvendosjes
Sot në Lëvizjen Vetëvendosje janë anëtarësuar dhjetëra të rinj, ndër ta asistentë, inxhinierë e studentë të drejtimeve të ndryshme nga Universiteti i Prishtinës.
Vetëvendosje ka shkruar në Facebook se anëtarësimi i të rinjve sot është hap që i paraprinë një qeverisjeje të re që do të sjellë zhvillim e mirëqenie dhe drejtësi e barazi për të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë i VV’së:
Dhjetëra studentë e inxhinierë i bashkohen Lëvizjes
Sot mirëpritëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhjetëra studentë ndër ta asistentë, inxhinierë e studentë të drejtimeve të ndryshme nga Universiteti i Prishtinës.
Orientimi i drejtë politik i shoqëruar me vullnetin për angazhim dhe ngritjen profesionale janë më se të domosdoshme për Lëvizjen tonë që synon ndryshime rrënjësore në shoqëri. Ata që po duan të lënë rininë e Kosovës pa alternativë duke tentuar t’i largojnë nga vendi në fakt i ka ata bërë ata edhe më të bindur se vendi duhet ndryshuar dhe ndryshimi është Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Vrulli i anëtarësimeve të të rinjve e studentëve në Lëvizje është hap që i paraprinë një qeverisje të re që do të sjell zhvillim e mirëqenie dhe drejtësi e barazi për të gjithë qytetarët.