Haradinaj në takim me amerikanët kërkon marrëveshje me Serbinë brenda kufijve ekzistues

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendësdrejtoreshën e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore dhe Çështjeve të Euroazisë ne departamentin amerikan të shtetit Susan Falatko.

Haradinaj thotë se në takim është biseduar për rritjen e koordinimi me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, transmeton lajmi.net.

Në takim, sipas kryeministrit, u bisedua për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues.

Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori amerikan në Kosovoë, Philip Kosnett.