Homazhe në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj (Foto)

Shpërndaje

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Letoni, ku pas shpërthimit të një mine në Camp Adazi mbeti e vrarë nëntetarja shqiptare Zarife Hasanaj, kolegë e saj në Letoni kanë zhvilluar një ceremoni përkujtimore në nderit të të ndjerës.

Ceremonia u zhvillua ditën e sotme në Camp Adazi, në Letoni, ku morën pjesë i gjithë kontigjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s, por edhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.

Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm, pas shpërthimit të një mine humbi jetën efektivja shqiptare, Zarife Hasanaj dhe mbetën të plagosur Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Ndërsa ditën e sotme Ministria e mbrojtjes njoftoi se ka nisur drejt Letonisë një Taks-Forcë, e cila se bashku me autoritetet vendase do të punoj për hetimin dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në shpërthimin e minës.

Gjithashtu pritet që trupi i 32-vjeçares të sillet në Shqipëri, ku do të mbahet edhe ceremonia mortore.