Kryeministri kanadez merr pjesë në Iftar i veshur me “xhelabie” si musliman

Shpërndaje

Kryeministri i Kanadasë, Justin Pierre James Trudeau përtej seriozitetit dhe maturisë që ka për shkak të detyrës së tij, shpesh zgjedh të bëhet një me popullin, duke u ‘zhveshur’ nga serioziteti i postit për t’u humanizuar në ritualet fetare të njerëzve të tij.

Në një foto e cila po bënë xhiron e rrjetit Justin Pierre James Trudeau është i veshur me rrobat që mbajnë meshkujt e fesë muslimane, të njohura si “xhelabie”.

I ulur këmbëkryq, modestisht i rrethuar nga shumë njerëz duket se kryeministri është duke falur Iftarin me të tjerë besimtarë musliman.

Kujtojmë që ende jemi në muajin e shenjtë të Ramanzanit ku të gjithë besimtarët musliman nga e gjithë bota agjerojnë në emër të Zotit, për t’u pranuar kështu agjerimi, pastrami i shpirtit e trupit dhe larja e gjithë mëkateve të tyre.