Ndodhë edhe kjo, delet regjistrohen si nxënëse

Shpërndaje

Pesëmbëdhjetë dele janë regjistruar në një shkollë fillore franceze, pasi prindërit kanë frikë se disa klasë do të mbyllen për shkak të mungesës së nxënësve.

Jules-Ferry në Crets en Belledonne, një fshat me rreth 4,000 njerëz në Alpet Franceze, i është thënë se një nga 11 klasat e tij do të mbyllen pasi numri i nxënësve ka rënë nga 266 në 261, transmeton portali arbresh.info.

Më shumë se dhjetëra dele ishin “të regjistruara” në shkollë në një përpjekje për të rritur numrin e nxënësve.

Fermeri lokal Michel Girerd dhe qeni i tij erdhën në shkollë të martën në mëngjes me rreth 50 dele të tij – dhe 15 prej tyre u regjistruan me certifikatat e lindjes.

Prindërit, fëmijët dhe mësuesit, shikuan se si delet, me emra të tillë si “Baa-bete” dhe “Saute-Mouton” u futën në regjistra.

Kryebashkiaku lokal Jean-Louis Maret ka njohur zyrtarisht shkollimin e deleve, thonë raportet lokale.