“Nefa Mebel” zhduket brenda natës, qindra familje të mashtruar (Video)
Kompania serbo-ruse “NEFA mebel” ka mbyllur brenda natës dyqanet zinxhir në të gjithë Maqedoninë dhe Serbinë, dhe qindra konsumatorë që kanë paguar porositë e mobilieve kanë mbetur të mashtruar.
Në Maqedoni ka dhjetëra dyqane “NEFA mebel”. Ekipi i Alsatit vizitoi dyqanet në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Të tre dyqanet janë të mbyllura. Vetëm në Gostivar, bazuar nga reagimet në rrejtët sociale, dhjetëra klientë janë mashtruan.
Gostivarasit nuk kanë raportuar ende ndonjë rast në polici. Në SPB të Tetovës, dy ditë më parë një qytetare e mashtruar raportoi se edhe pse kishte paguar shuma të larta për një porosi nga “NEFA mebel”, as orendia nuk i ishte dorëzuar, e as paratë nuk janë kanë kthyer. Deri tani në Shkup, dy të dëmtuar kanë raportuar policinë. Ministria e Brendshme thotë se po e ndjek rastin. Kompania ruse “Spilit”, e cila prodhon mobiliet për “NEFA”, ka ndaluar të punojë në Serbi dy ditë më parë, duke lënë pas borxhe dhe qindra punëtorë në rrugë. 34 dyqane u mbyllën në Serbinë fqinje. Portali serb “Blic” shkruan se konsumatorët e revoltuar kanë hyrë në depon e firmës në Beogradin e Ri dhe kanë filluar të marrin pjesë të mobileve të magazinuara./alsat/