Prokurori i Prokurorisë Speciale tregon se si erdhi deri te aksioni i sotëm i Policisë në veri

Shpërndaje

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, ka thënë se hetimet dhe mbledhjet e provave për aksionin e sotëm të Policisë kanë nisur qysh në prill të vitit të kaluar.

Hoxha në një konferencë të përbashkët me kryeshefen e IPK-së, Miradije Kelmendin si dhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn, ka thënë se gjatë periudhës së mbledhjes së provave ka pasur edhe dëshmitarë që i kanë kontribouar dyshimeve për veprat e dyshuara penale.

“Prokuroria Speciale i ka filluar veprimet procedurale qysh në prill të vitit të kaluar ndaj disa personave të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me hetuesit e IPK-së dhe Policisë kanë kry shumë hetime procedurale. Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Speciale ka dëgjuar edhe një numër të dëshmitarëve që i kanë kontribouar grumbullimit të fakteve rreth veprave të dyshuara penale. Pasi i grumbulloi provat, Prokuroria Speciale i ka parashtruar kërkesë gjyqtarit të procedurës paraprake për urdhër-kontroll në shtëpitë dhe lokalet e këtyre të dyshuarve.. Në mesin e këtyre të dyshuarve kemi pjesëtar të nacionalitetit serb, shqiptarë e boshnjakë”, ka thënë Hoxha.