Propozimi për martese merr vëmendjen në Kanë (FOTO)

Shpërndaje

Një propozim për martesë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës ka marrë vëmendjen e mediave.

Një burrë i paidentifikuar i ulet në gjunjë të dashurës së tij dhe nxjerr unazën në një kuti të bardhë.

Përgjigja e partneres ishte padyshim që ‘po’ dhe çifti shkëmbeu një puthje pasionante në tapetin e kuq para se të largoheshin të kapur për dore.

Propozimi rrëmbeu vëmendjen e paparacëve në festivalin e filmit.

Burri dukej shumë i lumtur që e dashura pranoi propozimin dhe që vendosi unazën në gishtin e saj.

Ata mbërritën në Kanë për premierën e filmit francez ‘Mektoub, My love: Intermezzo’.

Festivali i Filmit në Kanë zhvillohet në Rivierën Franceze këtë vit, nga 14 deri në 25 maj.

Ky është viti 72-të i festivalit, i cili tërheq të famshëm dhe turistë super të pasur nga e gjithë bota.