Sela: BDI-ja ka bërë shërbesë vetëm partive maqedonase, kanë rolin e pal.aços së mbretit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për Radio Televizionin e Kosovës ka deklaruar se ai dhe partia e tij vazhdon të ruaj idealin politik. Ai tha se në Qeveri, partia e tij ka kushtëzuar kryeministrin Zoran Zaev që të bëhet gjuha shqipe zyrtare, që të vazhdohet procesi euroantlatik dhe të ketë transparencë. Ai deklaroi se gjithashtu ka kërkuar zbardhjen e rasteve të montuara, por disa prej tyre nuk janë zgjedhur dhe se ishte një pikë që duhej të lihej ajo Qeveri, që tani sipas Selës është duke e marrë ngjyrën e regjimit të kaluar.
Ziadin Sela ka folur rreth ‘Ministrisë së Burekut’ duke thënë që kjo Ministri duhet ti takoj Ali Ahemtit, pasi që partia e Selës nuk do të pranojë Ministri apo zëvendëskryeministër të cilët do ishin vetëm figura dhe nuk do të bënin punë në të mirën e qytetarëve. Ai ka deklaruar gjithashtu që krimi duhet të ndiqet nga shteti, pa marrë parasysh a është opozit apo pozitë. Sela ka thënë që ka kërkuar që të ketë ndryshime të reja kushtetuese, dhe gjithashtu të ketë ndarje të buxhetit të parave dhe shqiptarëve të u jepet hisja e barabartë ashtu siç u takon dhe si janë taksapagues të shtetit. Gjithashtu ai përmendi dhe faktin që të zgjedhin rastet e montuara, dhe të ketë pozita kyçe për shqiptarët në Qeveri.
Gjithashtu sipas Selës, Ali Ahmeti dhe partia e tij asnjëherë nuk kanë dhënë rezultat pozitiv. Ai ka deklaruar që BDI-ja ka pasur pozita të forta në Qeveri, ndërsa përsëri shqiptarët jetojnë në monizëm, BDI-ja vetëm ka bërë shërbesë ndaj Qeverive të ndryshme dhe shqiptarët nuk ja kanë parë hajrin. Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka thënë që numri i nxënësve po zvogëlohet si shkaku i migrimit, sepse kjo vjen si rezultat i BDI-së, e cila zhvillon korrupsionin dhe krimin, e ka shkatërruar arsimin. Këtë mendim, Sela e ka ndërlidhur me palaçot e mbretërive duke thënë se mbretërit ndërrohen por palaçot që duartrokasin janë të njetit