Thaçi fton presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut për vizitë në Kosovë
Hashim Thaçi, sot ka qenë në ceremoninë e përurimit të Stevo Pendarovski si President i Maqedonisë së Veriut.
Presidenti i Kosovës deklaroi se e mirëpret bashkëpunimin e dy shteteve për integrimin euroatlantik.
“Në inaugurimin e presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili sot mori detyrën e re. E mirëpres bashkëpunimin për integrimin euroatlantik të vendeve tona dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal”, tha ai.
“Presidentin e ri të Maqedonisë Veriore, po ashtu, e ftova edhe për vizitë zyrtare në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.