Tragjedi në Zvicër, gjendet i vde.kur katër vjeçari nga Kosova
Një katër vjeçar nga Kosova me emrin Zenel M, fillimisht ishte raportuar i zhdukur në Möriken-Wildegg AG.
Vogëlushi të enjten i shoqëruar nga nëna e tij kishte vizituar këndin e lojërave të lagjes, kur rreth orës 16:30 nuk ishte parë më nga nëna, Burbuqe M.
Të premtën policia e kantonit Aargau bëri të ditur se vogëlushi u gjet i vde.kur.
Autoritetet besojnë se katër vjeçari nga Kosova ka rënë në lumin Aare i cili është afër aty dhe niveli i lartë i ujit e ka bartë trupin e tij.
Babai Asman M, me këtë rast ka deklaruar se djali i tij kishte qenë duke lozur me fëmijet e tjerë, dhe pas disa xhirove me biçikletë nuk u gjend më.
Ai shtoi se biçikleta e tij u gjend tek hyrja e objektit banesor ku ata jetonin, shkruan Blick.ch përcjellë Klan Kosova.
Pas një kohë që nuk u lajmërua prindërit u vënë në lëvizje për ta gjetur.
Policia ishte aktivizuar me gjitha mjetet por nuk kanë arritur ta gjejnë të gjallë.