Kosova djeg Bullgarinë, gol në minutat e fundit
Përfundoi ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte shënoi fitore në ndeshjen kunder Bullgarisë në Sofije. Në minutat shtesë të ndeshjes Elbasan Rashani me asistimin e Milot Rashicës shënoi golin e fitores për Kosovën. Në pjesën e parë të ndeshjes Milot Rashica shënoi golin e parë për Kosovën, në minutën e 14të, pas një hutie në zonën e bullgarëve. Pjesa e dytë nisi shumë mirë për bullgarët, pasi në minutën e 55-të Kristian Dimitrov shëno golin e dytë nga goditja e këndit. Por Kosova nuk u dorëzua, Golin e dytë me kokë e shënoi sulmuesi Vedat Muriqi pas asistimit të Benjamin Kolollit, në minutën e 64-të, duke arritur barazimin 2 me 2. Kjo është ndeshja e 14-të rresht pa humbje e Kosovës, që është kombëtarja më në formë momentalisht. Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen me Malin e Zi të luajtur me 7 qershori shënoi barazim (1-1). Barazim me rezultat të njejtë arriti edhe në ndeshjen e parë ndaj Bullgarisë. Pas kesaj fitoreje kosova është në vendin e tretë në grup me 5 pikë pas 3 ndeshjeve /21Media