Blerim Destani pjesë e një tjetër filmi hollivudian, këtë herë luan përkrah Robert De Niro (FOTO)

Shpërndaje

Blerim Destani është një ndër artistët shqiptarë që ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm jashtë trojeve, madje duke bërë realitet edhe ëndrrën hollivudiane të shumë aktorëve. Pak kohë më parë ai mbylli xhirimet e filmit “The poison rose” në të cilin luajti përkrah Morgan Freeman dhe John Travolta.

Së fundmi ai ka zbuluar se është bërë sërish pjesë e një filmi ‘Hollywood-i’, ku do të ketë mundësinë të aktrojë përkrah emrave të mëdhenj si Robert De Niro apo Lee Jones. Destani do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “The comeback trial” dhe aty do të ketë rolin e Boris.’

FOTO