Zaev: Kemi zgjidhje për çështjen e shtetësisë

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij pas takimit me krerët e opozitës shqiptare tha se tashmë ka një marrëveshje për tejkalimin problemit me personat pa shtetësi në vendin tonë. Zaev tha se deri të premten pritet të formatizohen zgjidhja ligjore.

“Gjithsesi jemi përfaqësues politik, tani do të duhet ekspertët të nominojnë si analizë dhe ti parashtrojnë në letër që të procedojmë zgjidhjen ligjore. Në këtë pjesë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duhet të njoftojnë VMRO-DPMNE-në dhe “Të Majtën” sepse edhe ata kanë parashtruar amendamente. Qëllimi është që deri në fund të javës të formohet teksti ligjor dhe javës tjetër Kuvendi të jep përgjigjen për Ligjin”, tha mes tjerash Zaev.